Interi fiton trofeun “Naranja”, teksa thyen Valencian në “Mestalla” pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltive, me zikaltërit që tregohen të saktë në të gjitha tentativat e tyre,

përfshirë dhe atë të minutës së 82-të, kur Politano barazoi avantazhin e vendësve të firmosur në nga Soler në minutën e 38-të, që finalizon një aksion shumë të bukur nga e majta të Guedesit.

Pavarësisht se Valencia luan një futboll më të pëlqyeshëm, Interi i Kontes nuk demoralizohet dhe shënon atëherë kur tifozët e valencianë po mendonin se arritën suksesin ndaj një ekipi që në verë ka bërë një merkato të çmendur. Edhe pse, trajneri i zikaltërve më shumë kishte menduar të luante me “baby” Interin dhe jo me armatën e rëndë.

Nga goditjet e penalltive, skuadrat do të gjuajnë nga shtatë të tilla, ndërsa ai që do të gabojë do të jetë Garaji, goditja e të cilit do të përfundojë lart mbi traversë, me Interin që fiton trofeun veror “Naraja”.