50 persona të dyshuar si luftëtarë të ISI kanë hyrë gjatë muajve të fundit në Itali duke rritur alarmin e rrezikut terrorist në vend por dhe në të gjithë Europën.

Më datë 29 nëntor të 2017 Interpoli i ka nisur Ministrisë së Brendshme Italiane si dhe të gjitha agjensive të antiterrorizmit në Europë një listë prej 50 personash të gjithë shtetas tunizianë të dyshuar si luftëtarë të ISIS e që kanë hyrë brenda territorit italian. Ky lajm është bërë publik sot nga e përditshmja britanike “Guardian” e cila informon se te këta persona kanë mbërritur në Itali përmes Mesdheut me anë të anijeve apo gomoneve që zbarkojnë çdo ditë nga Afrika e Veriut në brigjet italiane. Kjo listë e Interpolit përmban emrat, mbiemrat dhe data e tyre të lindjes. Media britanike i referohet kontakteve të saj me një funksionar të antiterrorizmit europian i cili ka konfirmuar se 50 të dyshuarit si luftëtarë të ISIS kanë mbërritur në Itali në periudhën kohore nga korriku në tetor të 2017. Disa prej tyre janë identifikuar nga autoritetet italiane sapo kanë zbarkuar në brigjet siciliane. Katër persona nga kjo listë janë të njohur nga agjensitë europiane të shërbimit të inteligjencës si luftëtarë të ISIS e njëri prej tyre dyshohet se ka kaluar kufirin italo-francez me destinacionin Gardën.

Sipas OKB janë rreth 5500 shtetas tunizianë që kanë udhëtuar në Siri e Irak për të qënë pjesë e ushtrisë së ISIS. Në korrik të 2017 Guardian publikoi një tjetër listë të Interpolit me 173 persona të dyshuar si luftëtarë të ISIS e të stërvitur për të përgatitur sulme terroriste në Europë.

Artikulli paraprakKAPEN SHPËRNDARËSIT E KOKAINËS E HEROINËS
Artikulli tjetërSHQIPTARI I DËNUAR NË BRITANI RREZIKON SHTIMIN E QENDRIMIT NE BURG