Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave që bëri mbrëmë Xhisiela Maloku, e cila lehtësoi nga akuzat ish-të dashurin e saj, që qëndron pas hekurave për përndjekjen e saj. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha tha se 25-vjeçares iu bë shpëlarje truri.

Ish-lideri i PD-së tha se Xhisiela ka përsëritur frazat që ka thënë këto dy ditë kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, tërheqja e dëshmive nga ana e saj provon pasojat e tmerrshme të terrorit kafshëror që ushtrohet ndaj saj nga shteti përdhunues.

REAGIMI I BERISHËS

Intervista e Xhisieles, prova absolute se Edvin Kristaq Rama eshte dhe kryeperdhunuesi i Vjolistanit!

Miq, dje mediat paraqiten viktimen Xh. M, e cila, pas shplarjes se trurit qe i beri shteti perdhunues ne zyrat e tij, nuk thote se nuk mban mend por thote nuk ka ndodhur asgje

dhe fjale per fjale thote ato qe prej dy ditesh perserit si papagall kryeperdhunuesi Edvin, pra se mediat po perdorin vjazen.

Ne intervisten e saj Xhisiela, ne çdo dy fraza, sipas porosise, sulmonte mediat duke deklaruar nuk dua te perdorem nga media.

Miq, nuk duhet revoltuar me Xhisielen, ajo eshte absolutisht e pafajshme dhe qendrimi i saj tregon se çfare eshte i afte te bej shteti perdhunues kunder nje viktime te pambrojtur.

Terheqja e deshmive nga ana e saj provon vetem efektin, pasojat e tmerrshme te terrorit kafsheror qe ushtrohet ndaj saj nga shteti perdhunues.

Duhen falenderuar mediat per kontributin e madh te tyre ne mbrojtje te viktimes dhe zbardhjen e ketyre te vertetave shtazore qe mund te ndodhin vetem ne shtetin perdhunues te Vjolistanit! sb