Invalidet e Shkodres ndonese gjeten mirekuptimin e bashkise per vendosjen e vendparkimeve te tyre, po hasin veshtiresi ne mirekuptimin e drejtuesve te mjeteve.

Ndonese sinjalistika eshte e qarte dhe e dukshme serisht ajo nuk repsektohet duke u zene nga automjetet. Saimir Beqiri kryetari i shoqates se invalideve tregon se infrastruktura e papershtatshme dhe mos respektimi i te drejtave te tyre nga komuniteti, rendon gjendjen e tyre psikologjike por edhe ritmin e perditshmerise se ketyre personave Celja e qendres se invalideve ne Shkoder dhe vendosja e vendparkimeve para institucioneve dhe ne akset kryesore te qytetit ishte vetem nje hap para ne respektimin e te drejtave te tyre.

Kjo pasi mjafton nje veshgim ne rruget e Shkodres per te konstatuar se rampat mund të gjenden vetëm në disa institucione private. Por situata paraqitet problematike për qasjen e personave me aftësi të kufizuar në vendet e punës , të zbavitjes, në dhomat e fshehta të votimit, Gjykata, apo spitale ku realiteti tregon se kjo kategori nuk është e kufizuar vetëm nga aftësitë e veta, por edhe nga mundësia që u krijohet për lëvizje dhe komunikim.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE