Invalidët janë shtresa më e diskriminuar e shoqërisë. Sipas ligjit udhëtimi i tyre bëhet me 50 përqind të vlerës së biletës.

Me transportin urban në qytet mes shoqatës së invalidëve asaj të autobusëve dhe bashkisë është gjetur zgjidhja për të lëvizur falas, ndërsa vijon të jetë problem udhëtim me linjat ndërqytetase.

Kjo pasi shoqëritë në fjalë nuk e njohin librezën e invaliditetit e për pasojë qytetarët janë të detyruar ta paguajnë biletën e plotë.

Ministria e Transporteve ka nxjerrë një udhëzim, ku citon se subjekti transportues është i detyruar të zbatojë legjislacionin në fuqi për personat me aftësi të kufizuara, e t’i krijojë sa më shumë lehtësira për transport kësaj kategorie.

Ndërsa nga ana tjetër përfaqësues të shoqërisë së transportit ndërqytetas jashtë kameras pranojnë se invalidi duhet ta marrë biletën me ulje 50 % por kompanitë nuk marrin kompensimin nga shteti.

Në bazë të ligjit në biletën me cmim të reduktuar përfshihen 5 kategori sic janë invalidët e punës, të verbrit, jetimët, invalidët paraplegji dhe tetraplegjik dhe studentët