Bashkia e Shkodrës po vijon investimet në cdo njësi administrative për të përmirësuar infastrukturën rrugore dhe cilësinë e jetës së banorëve. Në njësinë Administrative Rrethina kanë përfunduar disa investime në inftrastrukturë sic është rruga Golem-Grudë.

Në një intervistë për Star Plus kreu i kësaj njësie Vlash Pjetri teksa foli për investimet e përfunduara përshi edhe rikonstruksionin e shkollës 9-vjecare “Haxhi Hajdari” në Golem, u ndal edhe në projektet e parashikuara të cilat pritet që të nisin në një afat të shkurtër kohe

Tjetër investim është ai i sistemit të ndricimit, sistemit të vaditjes dhe atij ujitës.

Punimet janë shtrirë në fshatrat e kësaj njësie , ku do të ndërhyhet në rrugët e brendshme për të siguruar kushte më të mira për komunitetin.

Në krahasim me vitin 2017 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Shkodër.