Bashkia e Shkodrës po vijon investimet në çdo njësi administrative për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe cilësinë e jetës së banorëve.

Në njësinë Administrative Ana e Malit pas largimit nga bora është rikthyer puna në dy rrugë shumë të rëndësishme: Oblikë Qendër- Lagja e Re dhe Alimetaj- Velinaj.Në Oblikë-Qendër- Lagjia e Re , pritet të kryhet asfaltimi i rrugës e cila do të pajiset me sistem ndriçimi Led, e po ashtu do të ndërtohet edhe lulishta

e cila do ti shërbejë sidomos moshës së tretë. Ndërkohë edhe në Alimetaj-Velinaj po , ndërhyhet plotësisht në sistemimin dhe asfaltimin e rrugës që do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e standardeve të jetës së banorëve të Anës së Malit.

Për kreun e kësaj njësie administrative projektet e nisura parashikohet që të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër

Ceni ndërkohë i kujton të gjithë banorëve të kësaj njësie që të jenë sa më korrekt në shlyerjen e detyrimeve të taksave vendore të cilat më pas

përkthehen në sa më shumë investime publike për Anën e Malit
Rrugët të cilat janë në proces asfaltimi me të gjitha standardet janë tepër të rëndësishme për komunitetin e asaj zone