Bashkia Vau Dejës dhe Ambasada Amerikane, kanë krijuar një bashkëpunim të ngushtë për investime në fushën e arsimit.

I tillë ka qënë edhe angazhimi I tyrë për rikonstruksionin e plotë të shkollës së qytetit të Vau Dejësit, Lucjan Avgostini. Në Vau Dejës, ka mbërritur kontigjenti i parë ndihmave me pajisje shkollore, ku kanë mbërritur 15 kontenierë me pajisje per shkolla dhe kopshte.

Kryetari I Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, ka falenderuar Ambasadën Amerikane për këtë bashkëpunim të frytshëm, ndërkohe që përfitues të këtyre ndihmave do të jenë shkollat 9 vjecare dhe kopshtet e territorit të Bashkisë Vau Dejës.

Këto ndihma vijnë nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes, në Ambasadën Amerikane në Tiranë nëpërmjet programit të ndihmës humanitare në Komandën Amerikane për Evropën. Pajisjet jane dhurate ne kuader te Projektit per Rikonstruksionin e Shkolles se Vau Dejes Mons. Lucjan Avgustini dhe pasi te perfundojne punimet, shkolla do te plotesohet me të gjitha objektet .

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Bashkisë Vau Dejës me Ambasadën Amerikane, kujtojmë që një bashkëpunim I tillë është shënuar edhe në vitin 2016, me rikonstruksionin e pjesshëm të Shkollës së Mjedës dhe rikonstruksionin që I është bërë edhe qëndrës shëndetësore ne qëndër të Vau Dejesit.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NE PATOK,AUTORI IKEN PA U NDALUR
Artikulli tjetërAKTORËT NË PROTESTË: TEATRI KOMBËTAR S’DUHET TË PRISHET, ËSHTË HISTORIA E SHQIPTARËVE