Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka bërë publik në faqen e tij hapjen e tenderit për rehabilitimin e fshatit Tamarë, në veri të vendit dhe përmirësimin e rrugës Vermosh.

Afati i fundit i ofertave është 23 gusht, sipas njoftimit dhe punimet e ndërtimit duhet të përfundojnë në 10 muaj.

Punimet konsistojnë në rehabilitimin e pjesës qendrore të fshatit Tamarë, duke ruajtur karakteristikat e tij arkitektonike dhe rindërtimin e një rruge 750 metra që çon në kufirin me Malin e Zi.

Punimet infrastrukturore janë pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve dhe zonave bregdetare shqiptare, bashkëfinancuar me një hua prej 28.7 milionë euro (33.4 milionë dollarë)

nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB) dhe një kontribut prej 6 milionë eurosh nga qeveria shqiptare, sipas FSHZH.

Ofertimi do të bëhet përmes procedurave të hapura të tenderit bazuar në udhëzimet e CEB-it për prokurimin e furnizimeve, punëve dhe shërbimeve dhe është i hapur për ofertuesit nga çdo vend.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është një agjenci publike, misioni i së cilës është të inkurajojë një zhvillim socio-ekonomik të qëndrueshëm,

të balancuar dhe koheziv në nivel lokal dhe rajonal. FSHZH u krijua në fillim të vitit 1993, bazuar në një marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

Artikulli paraprakTURIZMI/ 9.1% MË SHUMË TURISTË VIZITUAN SHQIPËRINË NË 6 MUAJT E PARË TË 2018
Artikulli tjetërZJARRET NË GREQI, SHKON 50 NUMRI I VIKTIMAVE, TSIPRAS SHPALL GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME/ VIDEO