“Stop koronavirusit, Pusho në Shqipëri” është motoja e një nisme të ndërmarrë nga organizata policore IPA Shqipëri që nisi nga qyteti i Shkodrës. Një sërë organizatash dhe institucionesh janë bashkuar në këtë nisëm të IPA Shqipëri të cilët do të ndërmarrin një tur çiklistik nga Shkodra drejt qyteteve të tjera duke përfunduar në Vlorë.

Drejtuesi i IPA Shqipëri Skender Doda tha se kjo nisëm ndërmerret për të sensibilizuar kundër COVID-19 si dhe për zhvillimin e turizmit.

Gjatë këtij aktiviteti IPA Shqipëri i dha titullin anëtar nderi Anton Shkozës, ish efektiv policie dhe trajneri i ekipit të xhudos.

Shkoza falenderoi për këtë vlerësim.

Gjatë këtij aktiviteti IPA Shqipëri i dha çertefikatë mirënjohjeje drejtorit të policisë vendore të Shkodër Niko Brahimaj dhe kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi ndërsa do të vijojë me të tjera aktivitete në vazhdimësi.