Meshën e ditës së hënë në Katedralen “Shën Shtjefni” për festën e Zojës është kremtuar nga Ipeshkvi i Shqipërisë së jugut monsinjor Giovanni Peraggine i cili erdhi s ii ftuar nga famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj.

Gjatë meshës së shenjtë ipeshkvi i jugut falenderoi për këtë ftesë për të qenë në Shkodër në një festë kaq të rëndësishme ndërsa tha gjatë predikimit të tij se kemi nevojë të rritemi në besimin ndaj Zotit.

Monsinjor Peraggine tha gjithashtu përpara besimtarëve se është e nevojshme të pranojmë jetën që të çon tek rruga e Zotit dhe misteri i fesë.

Katedralja “Shën Shtjefni” ishte e mbushur nga qindra besimtarë të cilët u lutën për Zojën e Shkodrës, Pajtoren e Qytetit por gjithashtu edhe vetë kisha katolike e Shkodrës u lut për një mirëqënie e një jetë të paqtë për familjet e qytetit dhe mbarë Shqipërisë.