Policia iraniane tani mund të konfiskojë edhe akrepat. Gjatë një kontrolli në një banesë në qytetin e Meshhedut, policia ka konfiskuar plot 3000 akrepa, sipas shtypit vendas.

Ebulfazl Shabani, drejtor i Mbrojtjes së Mjedisit në rajonin Horasan Rezevi ka njoftuar se kanë kryer një kontroll në një shtëpi në qytetin Meshhed, pas sinjalizimeve se aty rriteshin në mënyrë të paligjshme akrepat.

Shabani tha se pas kontrolleve në këtë shtëpi janë konfiskuar 3 000 akrepa.
Operacioni- theksoi ai- është ndërmarrë pas një ndjekjeje një javore,

dhe se punonjësit e mbrojtjes së mjedisit nën shoqërimin e forcave policore kanë njoftuar se personi që mbante akrepa në shtëpi nuk kishte leje ligjore nga autoritetet përkatëse.

Shabani ka shtuar më tej se rritja e akrepave në një lagje të banueshme përbën rrezik.
Një gram helm akrepi shitet nga 8 000-10 000 dollarë.

Artikulli paraprakTRONDITET MAMURRASI, 2 VRASJE BRENDA 6 ORËVË
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, NUK FUNKSIONON SISTEMI ONLINE