Teherani arrestoi personat e parë të akuzuar për rrëzimin e ‘Boeing 737’ në 8 Janar ku gjetën vdekjen 176 persona në bord dhe ekuipazhi.

“Irani ka filluar një hetim të gjithanshëm mbi aeroplanin” e rrëzuar dhe ka arrestuar disa persona përgjegjës’- tha zëdhënësi i gjyqësorit në Teheran, duke mos tregoi numrin e saktë të personave që përfunduan në pranga dhe as identitetin e tyre.

Zëdhënësi i gjyqësorit tha gjithashtu se ‘Kutitë e zeza’ të Boeing-ut ukrainas do të dërgohen në Francë për tu analizuar.

Irani më parë kishte pohuar çdo përfshirje në rrëzimin e avionit disa orë pas sulmit me raketa kundër bazave amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneral Qassem Soleimani.

Ndërkohë, gjatë një interviste për ‘Global News’ , Kryeministri Kanadez Justin Trudeau ka drejtuar gishtin te përshkallëzimi i dhunës gjë për të cilin ka luajtur një rol qendror në goditjen e Boeing ku gjetën vdekjen 57 kanadezë.

“Unë besoj se nëse nuk do të kishte tension, nëse nuk do të kishte pasur një përshkallëzim kohët e fundit në rajon, qytetarët kanadezë do të ishin në shtëpi tani, me familjet e tyre.”

Artikulli paraprakPUSHIMI I HETIMIT PËR BASHËN/ BRAÇE E BALLA PUBLIKOJNË DOKUMENTET E DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË DREJTËSISË: FAKTET PËR NJË KALLËZIM TË RI
Artikulli tjetër5 DEPUTETË TË OPOZITËS SË RE PROPOZIME KOMISIONIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE