Kostumin e famshëm të “Iron Man”-it nuk e vesh më një mashkull, në librin e ri vizatimor të kompanisë “Marvel”.

Heroina e tij është një adoleshente 15-vjeçare me ngjyrë. Lufta e dytë civile do të shohë Tony Starkun të tërhiqet për t’ia lënë vendin protagonistes së re, Riri Williams. Personazhi i saj është ai i një gjenije të shkencës, të lindur në Chicago e që studion në Institutin e Teknologjisë së Massachusettsit. Lajmi i një njeriu të hekurt në versionin femër bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale, e u përshëndet si hap përpara për diversitetin. Autori i “Iron Man”, Brian Michael Bendis sqaroi se ideja e Ririt i lindi kur ishte bllokuar në Chicago mes dhunës e kaosit. “Kjo është historia e një vajze të re, e cila shumë lehtë do të mund t’i kishte dhënë fund jetës nga dhuna nëpër rrugë, – thotë Bendis. – Por ajo zgjodhi të studionte e kjo m’u duk frymëzuese. Për më tepër, – shton shkrimtari, – e shoh këtë si variantin më modern të një superheroi apo superheroine, që kam krijuar ndonjëherë”. “Iron Man” i është ofruar për herë të parë publikut në vitin 1963.

Artikulli paraprakTRAJNIMI PER LUFTEN NDAJ KORRUPSIONIT NE NIVEL LOKAL
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR PREZANTON PLANIN SOCIAL TË ZONËS