RIZGJIDHET MES POLEMIKASH KREU I LDK-SË. Isa Mustafa u zgjodh kreu i LDK-së, duke e rimarrë mandatin për herë të dytë. Mustafa mori vetëm dy vota kundër nga delegatët e pranishëm.Me pare delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin hedhur poshtë kandidaturën e Vjosa Osmanit

për kryetare të partisë, duke i dhënë vetëm 62 vota pro, ndërkohë që nevojiteshin të paktën gjysma e 350 delegatëve, duke bërë të pashmangshëm zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetar të partisë edhe për një mandate të ri.Menjëherë pas këtij vendimi, në prononcimin e saj për mediat, Osmani ka deklaruar se delegatët që morën pjesë në votime kanë qenë nën presion nga kryetarët e degëve për të mos miratuar kandidaturën e saj.Nderkaq Isa Mustafa, ka folur pas zgjedhjes së tij si kryetar i LDK-së duke thënë se procesi ka qenë i rregullt dhe demokratik.Zërat që kundërshtuan zgjedhjen e tij, Mustafa tha se nuk do t’i dëgjojë dhe nuk do të merret me ata që këtë proces e quajtën si formë diktature.

PUBLICITET