PËR TË KANË VOTUAR 65 DEPUTETË, DËPUTETËT E VETEVENDOSJE KANË ABSTENUAR .

Isa Mustafa zgjidhet kryetar i Kuvendit në seancën konstitutive të Kuvendit pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Për të kanë votuar 65 deputetë, ndërkaq dëputetët e Vetevendosje kanë abstenuar.
Konstituimi i Kuvendit nis me tension, deputetët e PDK’së  ulën ne karriget e rezervuara për LDK-AAK-Nisma
Nis me tension seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e PDK-së Margarita Kadriu, Agim Ceku, Zenun Pajaziti,janë ulur në rreshtin e mesëm të sallës – aty ku është caktuar të jetë grupi më i madh parlamentar – LDK-AAK-Nisma.
Ndërkohë Grupi LDK, AAK dhe Nisma janë ulur në vendet që kishin mbajtur gjatë legjislaturës së kaluar.
Visar Ymeri nga Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani nga LDK-AAK-NISMA, kundërshtuan uljen e PDK-së në mes, duke thënë se është shkelje e rregullores.
Kryesia e kaluar dhe sekretaria e Kuvendit këtë hapësirë e kishin rezervuar për grupin LDK, AAK dhe Nisma, por kjo nuk u përfill nga PDK-ja.
Seanca po drejtohet nga Flora Brovina, deputetja më e vjetër. LDK-AAK-NISMA do të jenë me kandidatë të përbashkët në komisionin verifikues.
PDK-ja ka propozuar Memli Krasniqin, Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun ndërsa LDK-AAK-NISMA kanë propozuar një emër të përbashkët, Armend Zemajn.