James Gustav Le Mesurier, ish-agjent i shërbimeve sekrete britanike është gjetur i pajetë në Stamboll. Trupi u zbulua përgjatë natës, jo shumë larg banesës ku i ndjeri jetonte prej kohësh.

Le Mesurier paguhej edhe nga OKB për të trajnuar në Siri disa vullnetarë të quajtur “White Helmets” (Helmetat e Bardha). Qeveria siriane por edhe Rusia e Irani prej kohësh akuzonin britanikun si një spiun aktiv që fshihej pas vullnetarizmit.

Ju kujtojmë se mbretëresha Elizabeta II i ka dhënë Le Mesurier- it titullin kalorës.