Disa herë gjatë mbledhjes së asamblesë Vllaznia sh.a një pjesë e fajit për problemet e mëdha edhe financiare që ka ky klub u hodh tek vitet e kaluara.

Ai që ka reaguar është anëtari Avenir Haxhija i cili më përpara ka qenë pjesë e bordit të Vllaznisë për kohën të cilën në asamble u hodhën akuza nga drejtuesit aktual.

I drejtpërdrejtë e madje me akuza të forta është edhe anëtari Gjergj Sokoli.

Mustaf Lici dha një propozim të tij lidhur me procesin e privatizimit të Vllaznisë.