POLICIA E SHPALL NË KËRKIM. FAMILJA: GECI U ARRATIS PËR MOTIVE SIGURIE
Ish-deputeti kosovar qellon per vdekje, me kater plumba pistolete, nipin e tij ne Skenderaj.
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e te henes ne qender te Komunes Skenderaj ne Kosove, dhe sipas policise, autor I dyshuar eshte ish-deputeti i Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe ish-pjesmarres ne luften Clirimtare te Kosoves, Gani Geci.

Sipas policise, viktima Ruzhdi Shaqiri, rreth 40 vjeç eshte grindur me fjale me autorin Geci, e me pas, ky I fundit ka nxjerre pistoleten dhe e ka qelluar 4 here.
Policia e Rajonit te Mitrovices e ka konfirmuar ngjarjen, duke e shpallur ne kerkim autorin, ndersa ka nisur intervistimin e familjareve te Gani Gecit.
Gani Geci ende nuk eshte dorëzuar në Polici, por ne nje deklarim per median kosovare, ka thene se viktima e ka share e ofenduar duke dale nga lokali, e madje edhe eshte perpjekur te nxjerre pistoleten per ta vrare. Prandaj, – ka deklaruar Geci, kam vepruar brenda 5 sekondash, sepse mendova se ai po me vret pas shpine.
Geci nuk e ka bere publike vendndodhjne e tij, por familjaret e autorit kane deklaruar ai mund te jete arratisur jashte Kosoves.
“Ne dhe Ganiu nuk kemi siguri as ne burgjet e Kosoves. Kemi frike se atij mund t’i montohet ndonje atentat edhe ne burg, sepse jemi deshmitare se gjendja ne burgjet e Kosoves eshte teper e pasigurte, – ka deklaruar njeri prej vellezerve Geci.
Me tej, familjaret kane shtuar se ata besojne qe me qartesimin e situates, Gani Geci do te kthehet ne Kosove dhe do te marre pergjegjesite e veprimit te tij.
Gani Geci u lind më 20 janar 1968 ne Llaushë të Skenderajt. Ai ka kryer studime juridike, ka marre pjese ne luften per clirimin e Kosoves, dhe ka qene deputet I Kuvendit te Kosoves ne periudhen 2007-2010.

 

 

 

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/jQoq0GBt8Fg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]