Admir Thanza, ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është thirrur në prokurori për t’u marrë në pyetje. Thanza u shkarkua nga detyra në korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk e kishte deklaruar një dënim të marrë në Itali në 1999.

Admir Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitinn 1999. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin,

përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lidhur me këtë rast prokuroria shqiptare i dërgoi një letërporosi shtetit fqinj për të mësuar detajet mbi vjedhjen që u dënua Thanza si dhe rrethanat në të cilat u krye vepra penale.

Admir Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë.

Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS MOTORÇIKLETËN, RËNDË 25-VJEÇARI
Artikulli tjetër49 DITË NË OQEAN, MBIJETON ADOLESHENTI