DOSJA E ISH ZYRTARËVE ËSHTË DËRGUAR SËRISH PËR GJYKIM NGA ORGANI I AKUZËS Ish-kreu I ALUIZNI-t të Shkodrës Besnik Kastrati dhe ish-përgjegjësi I këtij institucioni Rudi Beci janë dërguar për gjykim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Shkodrës.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se dy zyrtarët kanë kryer legalizimin e disa objekteve gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013. Legalizimi është bërë për disa objekte të futura jashtë radhe dhe në kundërshtim me ligjin. Në mënyrë të kundërligjshme, këta dy zyrtarë, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë legalizuar disa objekte, ndër të cilat, edhe dy pallate shumëkatëshe. Gjatë fazës së hetimit, me kërkesë të Prokurorisë, gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër vendosi ndaj dy të pandehurve masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa Gjykata e Apelit Shkodër, në bazën e ankimit të të pandehurve, vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim për paraqitje“.

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/0VBrbZaiHg8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]