Besim Hajdarmataj është prokurori i 13-të që aplikon për anëtar të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka dorëzuar sot aplikimin pranë KLP-së.

Aplikimi i Hajdarmatajt vjen dy ditë përpara se të skadojë afati ligjor. Një ditë më parë pjesë e garës u bë një tjetër prokuror i Krimeve të Rënda, Behar Dibra. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do ketë në përbërje 15 anëtarë dhe pritet të ngrihet në fund të muajit qershor.

13 prokurorët kandidatë për në SPAK:Besim Hajdarmataj;Behar Dibra;
Arben Kraja;Vladimir Mara;Dritan Prençi;Klodian Braho;Besnik Muçi;
Anton Martini;Eneid Nakuçi;Edvin Kondili;Eugen Beci;Dolorez Musabelliu

Artikulli paraprakPD NE LEZHE PROTESTE KUNDER QEVERISE,BLLOKOHET LEVIZJA DREJT TIRANES
Artikulli tjetërSTUDENTËT I LIDHIN MAKINËN LUKSOZE DEKANIT TË SHKENCAVE SOCIALE