Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është arrestuar nga policia hungareze në Budapest.Për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski sot do të vendosë gjykata e Budapestit.

Se çfarë vendimi do të merret do të mësohet pas seancës, pasi është e mbyllur për publikun.Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Buudapest pas kërkesës së gjykatës.

Nga videoja shihet Gruevski që i fsheh prangat në duar me xhaketë.

Maqedonia e Veriut kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku” si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.

Artikulli paraprakAMBASADA AMERIKANE ME 20 VËZHGUES PËR 30 QERSHORIN
Artikulli tjetërBIE NGA DRITARJA, 17-VJEÇARI HERO SHPËTON MREKULLISHT 2-VJEÇARIN