Ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka lëshuar urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, dëshminë e tyre për të e kanë dhënë edhe truprojat e tij.

Sipas mediave vendase, ata shprehen se e kanë parë Gruevskin për herë të fundit mbrëmjen e të enjtes së 8 nëntorit.

E lamë në shtëpi. Në momentin që ai do të dalë jashtë, na telefonon dhe ne vijmë dhe bëjmë detyrën tonë. Të premten, ai nuk na telefonoi fare, por kjo për ne nuk ishte ndonjë çudi pasi ai nuk dilte çdo ditë. Dhe që nga ajo ditë nuk e kemi parë më.

Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE