Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi perpara disa ditesh kishte marrë si të pandehur për veprën penale të « Shpërdorimit të detyrës » ,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ish–kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku, ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një liçensë si dhe një çertifikatë

“Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën.