Janë maturantët e vitit 1988 të gjimnazit “28 nëntori”, Shkodër të cilët u mblodhën si 30 vite më parë, aty prej nga nisën rrugëtimin drejt universitetit, apo fushave të tjera të jetës. Një takim emocionues I mblodhi të gjithë së bashku në oborrin e shkollës.

 

Janë vitet më të bukura të jetës të cilët i kujtojmë me mjaft emocione thonë ish maturantët Jetmira Bulaj me profesionin mjeke dhe Bledar Gjeçaj profesor.

 

Edhe ish drejtori shkollës 28 nëntori Muhamed Shala ndjehet i emocionuar teksa sheh se nxehësit e dikurshëm janë bërë familjarë dhe njerëz të suksesshëm në jetë .

 

Ndërsa ish profesori Zyhdi Mema uron për suksese të mëtejshme këta ish maturantë teksa shprehet se gjimnazi “28 nëntori” është një fidanishte e gjithë qytetit dhe Shqipërisë që nxjerr vetëm talente.

 

Dëshira për të ruajtur kujtimet e moshës rinore në bankat e shkollës po kthehet në një traditë për shumë ish maturantë që herë pas here takohen për të takuar rinin e dikurshme të tyre .