Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela u “gozhdua” jo pak dje nga ONM, gjatë seancës dëgjimore përpara KPK. Sipas raportit të inspektoratit të deklarimit të pasurive zonja Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, cka u konfirmua dhe nga hetimet e KPK-s.

KPK kishte konstatuar se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003 deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.

Pavarësisht skepticizmit të ONM, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se Donika Prela do kalojë Vettingun dhe do rikonfirmohet në detyrë. “Vë bast që Donika Prela, pavarësisht reagimit të ONM e kalon Vettingun”, shkruan Manjani.