Ish-ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kammenos është rikthyer me deklaratat kërcënuese nacionaliste pas largimit nga qeveria e drejtuar nga Tsipras pak muaj më parë.

Gjatë një interviste ai është shprehur se Greqia nuk ndjen asnjë kërcënim nga Shqipëria apo nga Shkupi.

“Greqia nuk ndihet e kërcënuar. As shqiptarët, as Shkupi nuk mund të kërcënojnë Greqinë. Shkupi është një punë 20 minuta.

Nëse vendos që trupat të kalojë, do të arrijë në anën tjetër të Shkupit. Ajo do të arrijë Serbinë” tha ai.