Fëmijët e 80 familjeve në zonën e “Ish Repartit Ushtarak” në periferi të qytetit të Shkodrës, do ta fillojnë vitin e ri shkollor nën mungesën e plotë të infrastrukturës mësimore.

Banorët e kësaj zone deklarojnë se bashkia nuk ka vënë në dispozicion asnjë automjet për transportimin e nxënësve deri në shkollat e qytetit, ndërsa sipas tyre, një shërbim të tillë detyrohen ta paguajnë privatisht. Gjatë dimrit lëvizja bëhet e pamundur, ç’ka detyron fëmijët të braktisin shkollën. Në këtë zonë periferike pranë varrezave të dëshmorëve jetojnë kryesisht familje të vendosura aty gjatë 25 viteve të fundit. Dhjetëra fëmijë detyrohen që në të shumtën e rasteve të ecin në këmbë për të frekuentuar shkollat “Edith Durham” dhe “Ndoc Mazi”.

Artikulli paraprakKURBAN BAJRAMI, JA SI DO TË MONITOROHET SHITJA E BAGËTIVE
Artikulli tjetërNËNË TEREZA, JETA DHE VEPRA KONFERENCË NË VAU DEJËS