Policia njofton se ka ndaluar dy persona, të dënuar nga gjykata dhe që nuk ishin përgjigjur përpara drejtësisë. Uniformat blu në Skrapar ndaluan shtetasin Xhulio Hysi 23 vjeç i dënuar për shitje dhe prodhim narkotikësh.

Kurse policia në Kuçovë arrestoi një person, i cili ishte shpallur në kërkim policor për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Nga policia u bë me dije se u ndalua shtetasi Robert Beqaraj 39 vjeç banues në lagjen “11 Janari” në Kuçovë.

Sipas informacionit policor, punohet për të ndaluar shtetas të shpallur në kërkim.