Instituti i Shëndetit Publik thotë se në vend ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.

Sipas raportimit si në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane edhe në Shqipëri mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

Nga të dhënat e raportimit, ISHP sqaron se në javën e 6 të këtij viti sipas infeksionet akute është i lartë por i qëndrueshëm.

Ndërsa aktivitetit i gripit është i përhapur me intensitet të lartë, me mbizotërim të qarkullimit të virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

“Në javën e 06 të vitit 2019 vërehet prirje e qëndrueshme e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 19% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave të ISHP, për vitin 2019 janë 379 raste pozitive për virusin e tipit A Gripit”, sqaron ISHP.

Nga këto 330(87.0%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09, 37(9.7%) viruse nëntipi A/H3 dhe 12(3.1%) viruse të tipit A nëntipizimi është në proces.