Tre fëmijët e familjes Smajli që po trajtohen në QSUT nuk janë të prekur nga fruthi. Konfirmimi vjen nga burime të Instituti i Shëndetit Publik pas ekzaminimit të monstrave të tre pacientëve.

Tre fëmijët janë dy vëllezërit dhe motra e 13-vjeçares që ndërroi jetë në shtëpi në fshatin Berishë të Fushë-Arrëzit.

11 vjeçarja bashkë me dy vëllezërit erdhi pasditen e së martës në qsut me helikopter ndërsa shenjat e para ishin temeperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje si dhe skuqje të trupit.

Grupi i ngritur për këtë rast është ende duke punuar për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 13 vjeçare që mjekët e zonës tanë se është mjekuar në kushte shtëpie për shkak të izolimit nga bora.