Festat e fundivitit kane vene ne levizje Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror i cili ka intesifikuar inspektimet per shkelesit e mundshem të ligjit antiduhan.Kryeinspektori i ketij institucioni Zamir Llazani nuk mohon problemet qe jane hasur gjate punes se tyre ndersa ben me dije se aksionet jane realizuar 3 here ne dite.

Llazani theskon se vemendja kryesore eshte perqendruar tek ambientet e lokaleve.Problemet per kapjen e shkelesve sipas Llazanit jane te shumta, teksa nenvizon se me nisjen e inspektimeve, subjektet njoftojne njera-tjetren. Operacioni antiduhan është shtrirë në ambiente publike në metropolin verior , ndërkohë që kreu i këtij inspektoriati për shkodren thotë se do të ketë tolerancë zero ndaj shkelësve të ligjit pavaresisht se kohet e fundit ky institucion ka pasur problem me stafin i cili ka qene i angazhuar prane aksioneve te drejtorise tatimore.ISHSH njofton se aksioni kundër konsumit të duhanit në ambiente publike të mbyllura do të shtrihet në gjithë zonat duke perfshire edhe ato bare qe operojne ne zona me pak te frekuentuara.

Artikulli paraprakBESËLIDHJA STUDENTORE E KRISHTERË DHURATA PËR FESTA
Artikulli tjetërBASHA: ASKUSH NUK NA NDAL NË RRUGËN TONË, RAMA IK THIRRJA JONË