Arrestohet një 28-vjeçar, i cili ishte në kërkim, pasi ishte dënuar për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është me inicialet M.P. Kapja dhe ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër e cila e kishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Shkallës Parë Dibër me vendimin datë 15.02.2018 e ka dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.