Një fëmijë është përjashtuar nga një shkollë private në Gjermani sepse ishte djali i një deputeti të Partisë së Djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AFD) në vend.

Gazetat gjermane nuk e kanë komunikuar emrin e fëmijës për të mbrojtur privatësinë, por mësohet se shkolla private ”Waldorf”, ka refuzuar pranimin e fëmijës me arsyen se ky ishte djali i një politikani, çka ka ngjallur polemika, përfshirë edhe administratën e qytetit.

Shkolla private “Waldorf”, bazohet në linjën pedagogjike të projektuar nga pedagogu dhe filozofi Rudolf Steiner në fillim të shekullit XX .

Në këtë shkollë përpiqet të promovohet të mësuarit e lirë të nxënësve, që është me rëndësi të madhe për natyrën shpirtërore të njeriut, lëndët artistike që ata mësojnë, thënë ndryshe studimi i natyrës shpirtërore të njeriut në mënyrë shkencore.

“Berliner Zeitung” gazeta e parë e cila u mor dhe trajtoi këtë çështje deklaroi se përjashtimi i fëmijës ishte vendosur më datë 1 dhjetor .

Një përfaqësues i shkollës Gjermane tha se përjashtimi i fëmijës ishte vendosur për shkak se asnjë marrëveshje nuk u arrit mes mësuesve.
Vendimi i shkollës u kritikua gjithashtu nga shoqata e shkollës Steiner, dhe disa politikanëve të partisë me pozita shumë të ndryshme nga AfD.

Senatorja vendase Sandra Scheeres e ka konsideruar vendimin e shkollës shumë të gabuar duke krijuar se shkolla,ka të drejtë të bëj zgjedhje, por nuk duhet të vendosë për pranimin e fëmijes bazuar në idetë dhe orientimin politike të prindërve, pasi kjo në çdo rast do të ishte diskriminuese.

Fëmija është regjistruar tashmë në një shkollë tjetër “Steiner”, e cila përgjithësisht lejon një qasje të favorshme, dhe jo diskriminuese për periudhën studimore.

PUBLICITET