Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në aeroport si i dënuar për vrasje nga gjykata e Tiranës me 20 vite burg.

Mediat italiane, shkruajnë se bëhet fjalë për 37 vjeçarin me iniciale K.D i cili ka rënë në prangat e policisë pas kthimit nga Stambolli.

Shqiptari në aeroport shoqërohej nga gruaja e tij italiane, dhe fillimisht policia e ka identifikuar si 38-vjeçarin me kombësi kosovare me iniciale A.H.

Por nga një kontroll më i thellësishëm policia ka zbuluar se shqiptari me kombësi kosovare në të vërtetë është shtetasi me iniciale K. D dhe 37 vjeç i dënuar nga gjykata e Tiranës në vitin 2008 me 20 vite burg.