Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi Edmond Xaka, banues në Fushë Krujë, i cili u kap në kuadër të operacionit policor ‘Ndalesa e Fundit’.

Njoftimi i policisë:
Sot me datë 24.03.2018 nga efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor

“Ndalesa e Fundit” u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Edmond Xaka 30 vjeç, banues në Fushë Krujë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Artikulli paraprakRESHJET E BORËS, PROBLEME NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërFESTË ME KOKAINË ,ARRESTOHEN NË LOKAL SHPËRNDARËSIT