Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u vu në pranga në Kurbin.

Igli ( Arban) Malçi, u arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali.

“Arrestimi provizor i Igli ( Arban) Malçit u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me vendimin Nr. 1/1 datë 14.12.2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen’ parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian,”-raporton policia.

Ndërsa materialet proçedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Unifromat blu gjithashtu arrestuan në Mirditë 3 shtetas që u kapën me rreth 3 kg dhe 20 doza kanabis.

Në pranga ranë:

– Vilson Bushkola, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.

– F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza)

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE