Policia e Vlorës ka arrestuar në pranga një 21-vjeçar, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Fjodor Islamaj, 21 vjeç, banues në ;agjen “24 Maji”, Vlorë.

“Në kuadër të një proçedimi penal me anë të metodave speciale të hetimit, filluar në muajin Maj të vitit 2018-të, më datë 04.10.2018 u finalizua operacioni “On Escape” ku në bazë të tij u vendos përballë përgjegjësisë penale shtetasi Fjodor Islamaj,

i cili rezulton të jetë autori për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2018, ku janë sekuestruar 45 (dyzet e pesë) kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në tokën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë”, – thuhet në njoftimin e Policisë Vlorë.

Prokuroria e Vlorës ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.275, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.