GRUPI TERRORIST KËRKON 200 MILION DOLLARË PËR DY PENGJE.Terroristët e shtetit Islamik kanë publikuar një video të re ku kërkojnë 200 milion dollarë brenda 72 orëve, përndryshe kërcënojnë se do të vrasin pengjet japoneze.

Bëhet fjalë për dy pengje, Kenji Goto dhe Jogo Haruna Yukaëa të cilët po përdoren nga ISIS si kërcënim ndaj kryeministrit e qeverisë Japoneze për të marrë këtë shumë të madhe parash.Në videon e publikuar nga shumë ëeb site pranë grupit terrorist kanë publikuar videon ku duken dhe dy pengjet, e një xhihadist i maskuar thotë se “ndonëse ndodhen shumë kilometra larg nga shteti islamik, sërish ata kanë harxhuar mbi 100 milion dollarë në luftën kundër ISIS duke shkatërruar shtëpia dhe duke vrarë gra e fëmijë myslimanë.Ndaj ai vë si kusht pagesën e 100 milion dollarëve për kokën e secilit prej pengjeve, duke u bërë thirrje qytetarëve japonezë të bindin qeverinë e tyre për të paguar sa më parë.