TJETËR VIDEO, ATO DEKLAROJNË, “PRINSI. EDHE NE PO PRESIM”. “Prinsi. Edhe ne po presim”, kështu titullohet një video e cila shfaq një militant të ISIS-it, duke dhënë mesazhe kërcënuese.

Militanti quhet Abu Abdulla, ndërsa përmes një video nëntë minutash kërcënon se do masakrojnë çdo ushtar që guxon të shkojë në Siri e Irak.”Ne do t’i këpusim kokat e të gjithë amerikanëve, francezëve, të secilit që do të guxoni ta sillni këtu”, janë fjalët e xhihadistit Abdulla. Xhihadisti, mendohet të jetë britanik ndërsa në video është i shoqëruar nga një ushtar francez dhe gjerman.“Ne do t’ua marrim të gjithë armatimin si plaçkë dhe të gjithë këta njerëz do të vdesin. Nuk e kemi problem të dredhim gjak.Kështu që, provojeni, provojeni dhe ejani dhe ne do t’ju vrasim të gjithëve”, thotë ndër të tjera xhihadisti në video.

 

 

 

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/lD4DLRCp8sA?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]