Kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga fillimi I vitit të ri shkollor 2019-2020, në shkollën 9-vjeçarë “Ismail Qemali” në qytetin e Shkodrës mësohet të ketë patur fluks të prindërve që kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasën e parë. Drejtorja e këtij institucioni, Erjeta Laçej tregon pavarësisht se nuk është mbyllur faza e dytë e regjistrimeve, kapacitetet për pranimin e nxënësve janë drejt fundit.

Drejtorja Laçej sqaron edhe protestën e pak ditëve më parë, ku prindërit që kanë fëmijët në klasat e pesta ishin kundër ndërriit të turneve. Laçej bën me dije se vendimi për ndryshimin e turnit është marrë që në maj të vitit 2019 dhe prindërit ishin në dijeni të këtij fakti.

Drejtorja Erjeta Laçej bën me dije se edhe këtë vit shkollor, procesi mësimor do të zhvillohet me 2 turne. Ndërkohë që shpërndarja e librave është bërë në masën 80% të saj.