Një nismë e re është krijuar në Itali, ku është vënë në dispozicion një fond prej 11 milion eurosh për familjet e mjekëve dhe infermierëve të cilët kanë humbur jetën në betejën ndaj Covid-19.

Ata mund të aplikojnë për të marrë deri në 55 mijë euro për familje.

“Askush nuk do të jetë në gjendje t’u kthejë njerëzve të dashurve të tyre, por ne përpiqemi t’u japim pak qetësi familjeve të tyre dhe një buzëqeshje atyre që e kanë humbur atë për disa muaj’’, tha Diego Della Valle, i cili ishte dhe krijuesi i kësaj nisme.

Menaxhimi i nismës, i cili quhet “Gjithmonë me ty”, i është besuar Mbrojtjes Civile.

Fondi, i themeluar në 5 Prill, mundësohet nga donacione të ndryshme dhe është një mënyrë konkrete për të treguar mirënjohje për ata që kanë humbur jetën për të na ndihmuar të mbijetojmë në këto ditë të vështira.