Shqiptari Mariglen Cybi 23 vjec është arratisur natën e shkuar nga spitali i Chietit në Itali.

Një ditë më parë ishte arrestuar nga Policia italiane për grabitje e rezistence të dhunshme ndaj forcave të rendit. Mariglen Cybi u arrestua pas një ndjekje prej disa orësh nga Policia italiane ku së bashku me 2 bashkëpunëtorë kishte tentuar të grabiste një makinë. 23 vjeçari shqiptar u arrestua pasi u përplas me bordin e rrugës me makinën e tipit Audi6 me të cilën udhëtonte dhe që rezulton e vjedhur në qytetin Porto d’Ascoli. Pas përpjasjes tentoi t ‘i shpëtoj forcave të rendit duke shtënë disa herë me armë zjarri.

Policia italiane mundi të vë nën pranga 23 vjecarin shqiptar që për shkak të plagëve të marra gjatë përplasjes u shtrua për kurim në repartin e ortopedisë në spitalin e Chietit e ku mbikqyrej me policë. Rreth orës 3 të natës ai i kish kërkuar të shkonte në banjo duke e detyruar policin roje t’ i hiqte prangat. Mariglen Cybi kishte aktivizuar menjëherë planin e tij të arratisjes e pas përleshjes trup me trup me policët roje kishte mundur të arratisej nga spitali i Chietit pothuajse nudo. Shqiptari po kërkohet nga ajri e toka nga Policia italiane e deri më tani mum ka gjurmë të tij. Mariglen Cybi është i njohur nga Policia italiane për krime të ndryshme e njihej dhe me pseudonimin Davide De Gaetano

Artikulli paraprak15 VATRA TË REJA ZJARRI, DY AVIONË NGA GREQIA PËR LLOGARANË
Artikulli tjetërKUKËS, 11 MIJË QYTETARË KALOJNË MORININ BRENDA NATËS