“Facebook” arrin një marrëveshje me tatimet italiane, duke mbyllur mosmarrëveshjet me Agjencinë e Hyrjeve për periudhën 2010-2016, ku rrjeti social do të paguajë më shumë se 100 milionë euro.

“Me këtë marrëveshje ‘Facebook Itali’ mbyll mosmarrëveshjet në lidhje me hetimet fiskale të kryera nga ‘Guardia di Finanza’ dhe të koordinuara nga Prokuroria e Republikës së Milanos,

për periudhën mes 2010-2016 ku do të paguajë më shumë se 100 milionë euro”, sipas një deklarate të Agjencisë.

“Jemi duke vepruar sipas ligjeve lokale në Itali dhe në të gjitha vendet ku operojnë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjitha autoritetet italian.

Jemi krenarë për angazhimin tonë drejt Italisë në mbështetje të rritjes së sipërmarrjeve lokale dhe të ekosistemit dixhital në përgjithësi”, komenton një zëdhënës i “Facebook”.

Artikulli paraprakSHKOLLA E NDËRTUAR NË PYLL SHPALLET NDËRTESA MË E MIRË NË BOTË
Artikulli tjetërQENDRO NË PUKË: NIS REHABILITIMI I PLOTË I 45 KILOMETRAVE TË QAFË QELË-FUSHË ARRËZ