Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mantignana, në periferi të Perugias në Itali për trafik droge.

Mediat italiane shkruajnë se në kryqëzimin e Mantignana kanë konstatuar një makinë ku ndodheshin dy persona. Mediat italiane, duke iu referuar burimeve policore thonë se shoferi i makinës është parë që të ketë hedhur diçka dhe pas konstatimeve rezultoi se ajo ishte një qese me substancë të bardhë që dyshohet se ishte kokainë. Jo shumë larg zonës, efektivët e policisë gjetën tre qese me doza kokaine me peshë totale 35 gram. Po ashtu të arrestuarit i janë sekuestruar edhe 70 mijë euro, që sipas hetuesve janë para nga blerja e kokainës.

Artikulli paraprakPARTIZANI – KUKËSI DY SKUADRAT QË PËRCAKTOJNË KREUN E SUPERLIGËS
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ GRAVE, “PERFECT STRANGERS” NË SHKODËR