Një varkë me 5.4 ton hashash është kapur në Kanalin e Sicilisë.

Droga raportohet se ka një vlerë rreth 50 milionë euro.

Kontrolli i anijes erdhi nga Guardia di Finanza pas një alarmi të lëshuar nga auturitetet franceze të anti-drogës.

Gjatë operacionit u arrestuan 3 shtetas turq.

Operacioni – Ndërsa një aeroplan po monitoronte varkën nga lart, anijet patrulluese hynë në veprim duke bllokuar trafikantët e drogës 96 milje në jugperëndim të Marettimos.

Një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i udhëhequr nga Njësia e Policisë Financiare dhe Ekonomike, me mbështetjen e grupit ajror dhe detar të Messinës, çoi në konfiskimin e mbi 5 ton drogë.

Destinacioni – Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do përfundonte në tregjet e shitjes në gjysmën e Evropës.

Varka prej 12 metrash “Solen 1” do ankorohej në brigjet e Palermos.

Deti Mesdhe është një nga vendey globale më të prekura nga trafiku i paligjshëm i drogës.

Artikulli paraprakDISA NJERËZ SHTOJNË NË PESHË, KUR BËHEN MË SHUMË AKTIVË, ARSYEJA
Artikulli tjetërKQZ S’REGJISTRON SI KANDIDAT BELERIN, REAGON ATHINA ZYRTARE