Policia e Leçes ka ekzekutuar urdhër-arrestet për 11 person, duke vënë në pranga 6 shqiptarë dhe 5 shtetas italianë. Arrestimet janë kryer në orët e para të mëngjesit në qytetin e Gallipolit.

Ata akuzohen për krijimin e një organizate të trafikimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Janë konstatuar mijëra furnizime me narkotikë të kryera nga grupi kriminal, në qytet dhe zonat përreth.

Mes të arrestuarve është dhe një anëtar i mafias Sacra Corona Unita.