PROTESTUESIT DHE POLICIA KONFRONTOHEN PARA PALLATETIT TË OPERAS “LA SCALA”.Protestuesit italianë u përleshën me forcat speciale të policies, pranë Pallatit të Operas “La Scala”, teksa sezoni artistik ka ngritur siparin në Milano.Protestat janë organizuar rregullisht që në natën e parë të hapjes së sezonit të “La Scalas”.

 

Në një video të publikuar nga “YouReporter”, protestuesit qëndrojnë jashtë pallatit të famshëm botëror të operas, duke protestuar kundër reformave të punës të qeverisë dhe dëbimeve me forcë të banorëve të paautorizuar nga  shtëpitë e këshillit.

Nata e hapjes së sezonit operistik është një nga eventet më të ndjekura kulturore të vitit , ku marrin pjesë figura dhe personalitete të mëdha të artit jo vetëm italian, por mbarë botëror.

Çmimet e biletave për shfaqjet në “La Scala” shkojnën deri në mijëra Euro.

Nata e parë u hap me “Fidelion” e Beethoven dhe u drejtua nga Daniel Barenboim.

Protestuesit dhe forcat policore u përleshën jashtë pallatit operistik, teksa qindra njerëz hidhnin fishekzjarre dhe mbanin pankarta me mbishkrime kundër qeverisë dhe pushtetit.

Italianët janë të lodhur nga kriza ekonomike, ku sindikatat kanë rritur presionin kundër reformave të kryeministrit Mateo Renzi.

Grevat e sektorit publik janë bërë të zakonshme në të gjithë Italinë, teksa Renzi nuk tërhiqet nga reformat e tij për të ekuilibruar tregun e punës.

Por sipas sindikatave, reformat e kryeministrit italian do të dëmtojnë të drejtat e punëtorëve.