Ky është Alessandro Mahmoud, 27 vjeçari me origjinë nga Egjipti i cili triumfoi mbrëmjen e kaluar në festivalin e këngës italiane “San Remo 2019”.

Nga 24 këngëtarë që garuan në edicionin e 69-të të San Remos, Mahmoud me këngën “Soldi” mori vendin e parë ndërsa italo-egjiptiani më përpara kishte fituar edhe San Remo-n për të rinj gjë e cila i dha mundësinë për të marrë pjesë në festivalin e madh.

Pas këtij triumfi Mahmoud në fjalët e para falenderoi të gjithë ndërsa tha se nuk po e besonte dhe se është vërtetë e mahnitshme. Ky triumf i Mahmoud nuk është pritur mirë nga shumë italian.

Një prej tyre që reagoi është zv/kryeministri Italian njëkohësh ministër i brendshëm Matteo Salvini i cili shkroi në facebook “Mahmod, kënga italiane më e bukur? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni?

Që në natën e parë të festivalit “San Remo 2019”, Claudio Bisio një prej prezantuesve i parapriu me një monolog pro emigrantëve dhe ardhjes së tyre në Itali duke dhënë kështu një mesazh të fortë dhe si për ironi San Remon e fitoi pikërisht një këngëtar me origjinë egjiptiane ndërsa më përpara Mahmoud ishte shprehur se “Unë jam italian, lindur dhe rritur në Milano.

Nuk ndihem i sfiduar. Në këngën time kam vënë një frazë arabe që është një kujtim i fëmijërisë sime, por unë jam 100% italian”. Edhe vitin e kaluar pati polemika pasi San Remo u fitua nga një tjetër emigrant, shqiptari Ermal Meta.

Megjithatë Salvini nuk është i vetmi sepse edhe publiku i pranishëm në teatrin e Aristonit nuk ishte dakord me shpalljen e fituesit. Mahmoud fillimisht u klasifikua bashkë me Ultimo dhe djemtë e grupit “Il Volo” duke bërë që këngëtarë si Simeone Cristicchi, Irama apo Loredana të mbesin jashtë.

Publiku kundërshtoi ndërsa në sallë pati ovacione për 68-vjeçaren Loredana Berte e cila shkëlqeu me këngën “Cosa ti aspetti da me” por u rendit e katërta gjë e cila solli reagimin..

“San Remo 2019” erdhi në 5 netë me transmetim live ku garuan 24 këngëtarët. Përveç garuesve në të gjithë netët pati shumë të ftuar duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës italiane ndryshe nga vitet e kaluara kur kishte edhe të huaj.

Fituesi Mahmoud pritet të marrë pjesë në Eurosong ndërsa këtë vit “San Remo” u prezantua nga drejtuesi artistik Claudio Baglioni sëbashku me dy aktorët e humorit Virginia Raffaele dhe Claudio Bisio.

Artikulli paraprakLEZHË, GJENDET TRUPI I 54-VJEÇARIT QË U MBYT
Artikulli tjetërSHKODËR, 500 BANORË PA RRUGË NË LAGJEN DOBRAÇ